Historike! KF Shkëndija siguroi grupet e Kupave të Europës. Fitoi 2:1 ndaj FCSB në Bukuresht dhe tashmë po avanson në raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Latifi e Kërstevski me gola historik.
- Shkëndija fiton 2:1 FCSB-në në duelin e kthimit të raundit të dytë
- Kuqezinjtë sigurojnë grupet evropiane, mbetet të shihet të cilës garë
- Raundi i tretë eliminator na sjell duele me Qarabagun e Azerbejxhanit
- Skuadra kthehet në Tetovë të enjten në mbrëmje
Shkëndija fitoi me përmbysje në Bukuresht ndaj gjigantëve të Rumanisë dhe siguron një vend historik në fazën e grupeve të Kupave të Europës. Në një ambient të zjarrtë dhe plot presion, djemtë tanë treguan karakter të madh dhe vulosën suksesin në minutën e 88-të me golin vendimtar të Kërstevskit.
Pas një pjese të parë me ritëm të lartë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 28-të, por reagimi ishte i menjëhershëm. Latifi shënoi një gol të bukur në minutën e 33-të për të rikthyer baraspeshën. Në pjesën e dytë, Shkëndija qëndroi kompakte dhe priti momentin e duhur, pavarësisht se humbëm disa super mundësi. Minuta e 88-të solli shpërthimin kuqezi, Kërstevski realizoi për fitoren e madhe dhe biletën drejt raundit të tretë eliminator të Champions League dhe sigurimit të grupeve, minimum të Conference League, pasi mbetemi në lojë për Champions League dhe Europa League.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Qarabag (Azerbejxhan)
Shkup | 05 gusht 2025 | 20:00
FCSB-SHKËNDIJA 1:2 (1:1)
Stadiumi “National Arena” në Bukuresht
Gjyqtar: Oleksii Derevenskyi (Ukrainë)
Golashënues: Tschisotti 28’ (FCSB), Latifi 33’ dhe Kërstevski 88’ (Shkëndija)
FCSB: Tarnovanu, Cretu, Ngezena (74’ Graovac), M. Popescu, Radunović, Chiricheș, Sut (70’ Baba Alhassan), Miculescu (70’ Politic), O. Popescu (46’ Alibec), Tschisotti, Burligea.
Trajner: Elias Charalambous
SHKËNDIJA: Gajé, Trumçi, Fetai, Cacaj, Webster (89’ Ajeti), R. Ramadani, Alhassan, Krasniqi (69’ Zejnulai), Tamba (89’ Murati), Latifi (69’ Krstevski), Ibraimi (83’ Ademi).
Trajner: Jeton Beqiri






