Kina i del në përkrahje Putinit, si solidarizim për të nuk do i shfaq ndeshjet e Ligës Premier

    Kina tashmë ka dalë hapur mbështetjes së Vladimir Putinit dhe idesë së tij për të pushtuar Ukrainën.

    Sipas asaj që raporton BBC, mbajtësit e të drejtave kineze i kanë thënë Ligës Premier se nuk do të transmetojnë ndeshje këtë fundjavë për shkak të shfaqjes së planifikuar të ligës për mbështetjen ndaj Rusisë.

    Kina është një aleat i ngushtë politik i Rusisë, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special”.

    Liga Premier tha të mërkurën se skuadrat do të tregojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në ndeshjet nga 5 deri në 7 mars, ku të 20 kapitenët do të mbajnë shirita të veçantë me ngjyrat e flamurit ukrainas.

    Liga tha se tifozët inkurajohen të bashkohen me lojtarët, trajnerët, zyrtarët e ndeshjeve dhe stafin e klubit në një moment reflektimi dhe solidariteti përpara fillimit të çdo ndeshje.

    Ekranet e stadiumeve do të shfaqin “Futbolli qëndron së bashku” në sfondin e ngjyrave blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas. 

    Lajmi Paraprak

    Ukraina thotë se NATO po mashtrohet nga Rusia

    Lajmi i rradhës

    Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me sodë buke

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë