Kuqezinjtë fitojnë ndaj Rabotniçkit, sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Europës

    Fotografitë: KF Shkëndija

    Krasniqi dhe Aganspahiç shënojnë golat për fitoren e 18-të sezonale të Shkëndijës me të cilën kuqezinjtë për herë të 11-të me rradhë sigurojnë pjesëmarrje në Kupat e Evropës.

    RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:1 (0:2)

    Stadiumi Todor Proeski në Shkup

    Golashënues: Krasniqi 35’ dhe Aganspahiç 71’ (Shkëndija)
    Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)

    RABOTNIÇKI: Aleksovski, Belica (c), Alomeroviq, Despotovski, Bilalli (Grozdanovski 61’), Reghba (Todorovski 62’), Gando (Nikollovski 82’), Mazari, Kagimu (Danev 62’), Dalei, Kahraman.

    Trajner: Goran Staniq

    SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Meliqi, Merxhani, R. Ramadani, Totre (c) (F. Ramadani 82’), Krasniqi (Qaka 82’), Krstevski (Çinari 59’), Shala, Ademi (Aganspahiç 59’).

    Trajner: Jeton Beqiri

    Kuqezinjtë e mbyllin sezonin garues 2023/2024 në elitën e futbollit vendor me fitore 2:0 në fushë të Rabotniçkit. Endrit Krasniqi dhe Almir Aganspahiç realizuan për triumf të 18-të sezonal të Shkëndijës me të cilën sigurojmë daljen e 11-të me rradhë në Kupat e Evropës.

    Shkëndija e vetëdijshme se për të siguruar vendin e dytë dhe daljen në Evropë na duhej të paktën edhe një pikë nga dueli i sotëm nga minuta e parë nisën me sulme dhe kanosjen e parë e solli Krasniqi në minutën e 4-t kur goditi skaj portës. Pa ndonjë shans të mirë për gol, por me iniciativë të Shkëndijës vazhduan edhe minutat në vijim dhe rezultati do të vinte në minutën e 35-të kur pas një aksioni të bukur të tanëve, topi në zonë gjen Kransiqin që lëviz bukur me goditje të saktë shënon golin e epërsisë.

    Pjesa e dytë nisi me një mundësi të mirë për vendasit, mirëpo për fatin tonë të mirë goditja e Despotovskit prek traun e portës dhe përfundon në fundore, Në vazhdim dy trajnerët me disa zëvendësime freskuan skuadrat derisa me tu inkuadruar në lojë me asist të bukur shfaqet Çinari por Krasniqi nuk arrin të shënojë me kokë. Në minutën e 63-të Kagamu provon të barazojë për gjen të gatshëm Taleskin, derisa dilemat e ndeshjes do të mbylleshin në minutën e 71-të kur Çinari fiton një duel në mesfushë, derisa Krasniqi asiston saktë para portës ku Aganspahiç me golin e 12-të sezonal fikson rezultatin final 2:0.

    Ndeshja e radhës

    Me ndeshjet e xhiros së 33-të praktikisht është mbyllur sezoni garues 2023/2024 dhe kuqezinjtë me Evropën e garantuar shkojnë në pushim, para se të rikthehen me përgatitjet verore për paraqitjen në eliminatoret e Conference League.

    Lajmi Paraprak

    VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, të bëhet opozitar konstruktiv

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria përgatitet për rekrutimin e punëtorëve nga Filipinet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë