Inocente Diaz, trajneri i ekipit të La Torreta u mburr për Lamine Yamal në media duke pretenduar se ai tashmë po bën më mirë se Lionel Messi në atë moshë dhe aktualisht më mirë se Kylian Mbappe.
Yamal e filloi karrierën e tij të futbollit si një shtatëvjeçar në një CF La Torreta. Nga aty ai u transferua në Akademinë La Masia të Barcelonës dhe pjesa tjetër është histori
“Mbappe do të duhet të luftojë për ta kaluar atë. Lamine është më i mirë se Mbappe”, ka thënë fillimisht Inocente Diaz.
“Francezi ka shumë publicitet sepse do të nënshkruajë me Real Madridin, por e ardhmja qëndron te Lamine Yamal”.
“Për gjashtë vite Lamine do të fitojë Topin e Artë. Ai është më i mirë se Messi. Ai ka më shumë kushte”.
“Lamine është një përzierje e Messit dhe Cristianos. Nuk është e lehtë të bësh atë që ai ka bërë në moshën 16-vjeçare. Kjo Barçë nuk është si vitet e tjera”, përfundoi trajneri i të rinjve.
Ndryshe, Yamal shënoi vetëm shtatë gola në 50 ndeshje, që është katër më pak se Fermin Lopez që luajti më pak ndeshje dhe është mesfushor.