Luis Nani: Nuk kishte vend më të mirë për Cristiano Ronaldon se Manchester United

    Ish-ylli i Manchester Unitedit, Luis Nani është duke luajtur për skuadrën nga MLS, Orlando City, por ai ende mban njërin sy duke shikuar atë që po ndodh në Old Trafford.

    Pas 230 paraqitjeve për klubin anglez, në të cilat ai shënoi 41 gola dhe dha 73 asistime, është e qartë se Manchester United ende mban një vend në zemrën e 34-vjeçarit portugez.

    Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United verën e kaluar dhe, në sytë e Nanit, ishte vendi më i mirë që mund të kishte shkuar.

    “Gjithmonë”, ka thënë fillimisht Nani për Athletic, kur u pyet nëse ai vazhdon të ndjekë Manchester Unitedin.

    “Nëse nuk kam lojë në të njëjtën kohë, sigurisht. Është e veçantë tani me Cristianon atje. Natyrisht, kur shihni lajmet dhe situatën e tij në Juventus, mund të imagjinoni se nuk kishte vend më të mirë për të sesa të kthehej te United”.

    “Në kokën time, e dija se ai mund të shkonte. E dija se lajmi do të ishte i vërtetë, kështu që nuk ishte aq e papritur për mua”.

    “Është gjithmonë një motivim të shohësh Man Utd dhe Old Trafford plot me tifozë, mënyra se si është atmosfera në atë stadium është thjesht e pabesueshme. Është mirë të shohësh dhe kujtosh disa momente të mira”, përfundoi portugezi.

    Lajmi Paraprak

    Pleshti dhe Jorgani

    Lajmi i rradhës

    Le Figaro: Në Serbi po ringjallet kulti ogurzi i gjeneralit Ratko Mlladiq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë