Man Utd dhe PSG në garën për transferimin e Osimhen

    Bayern Munich thuhet se ka më shumë shanse për të nënshkruar me Victor Osimhen nga Napolit sesa Chelsea, Manchester United dhe PSG, megjithëse klubi italian do t’i ofrojë nigerianit një kontratë të re në fund të sezonit.

    Osimhen, golashënuesi aktual i Serie A, ka një kontratë deri në vitin 2025 me Napolin dhe klubi italian do t’i ofrojë sulmuesit të tyre një marrëveshje të re në fund të sezonit.

    Nigeriani dhe agjenti i tij Roberto Calenda janë në marrëdhënie të mira me klubin dhe lojtari është i hapur për të zgjatur qëndrimin në Stadio Diego Armando Maradona, veçanërisht nëse Luciano Spalletti mbetet në krye të ekipit.

    24-vjeçari është më se i lumtur në klubin, i cili është në prag të fitimit të titullit të parë në Serie A në më shumë se 30 vjet. Vajza e tij Hailey True ka lindur në Napoli, ndaj Osimhen ka një lidhje të veçantë me klubin dhe qytetin.

    Megjithatë, interesimi nga disa prej klubeve më të pasura në Evropë është real.

    Bayern Munich, Chelsea, Manchester United dhe PSG janë lidhur të gjithë me një lëvizje për ish-sulmuesin e Lille, i cili do të shijojë festimet e titullit të Napolit përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, Bayern Munich është në një pozicion më të mirë se konkurrentët e tij, duke pasur në letër, më shumë shanse për të dalë mirë në Evropë.

    Blutë nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Djajtë e Kuq dhe PSG kanë pasur vështirësi në garën elitare të Evropës së fundmi.

    Kjo nuk do të thotë se sulmuesi me siguri do të largohet nga Napoli gjatë verës, duke u transferuar në Gjermani veçanërisht duke marrë parasysh që Napoli dëshiron fuqimisht të zgjasë kontratën e tij përtej 2025.

    Lajmi Paraprak

    Kontrolle masive në Gjermani të punësimit ilegal në ndërtim

    Lajmi i rradhës

    Rreh miliarda herë në jetë pa asnjë pushim, misteret e funksionimit të zemrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë