Mourinho zbulon arritjen më të madhe në karrierën e tij si trajner

    Jose Mourinho ka zbuluar në një intervistë se cila ishte arritja e tij më e madhe në karrierën e tij të pasur si trajner.

    Tekniku portugez tha se arritja e tij më e madhe në karrierën e tij të deritanishme si trajner mbetet fakti që ka arritur në dy finale evropiane me ekipin e Romës.


    “Arritja ime më e madhe deri më tani? Dy finale evropiane me Romën. E pamundur ta bësh, unë nuk mendoj se dikush tjetër do ta bëjë përsëri”, ka thënë Mourinho.

    Intervistuesi mbeti i habitur nga përgjigja që dha Mourinho dhe e pyeti atë pse nuk e zgjodhi triumfin në Ligën e Kampionëve me Interin si arritjen e tij më të madhe.

    “Ishte më e lehtë. Lojtarë më të mirë, një klub tjetër me ambicie të tjera, më e vështirë ishte tek Roma”, ishte përgjigja e Mourinhos.

    ‘The Special One’ ka fituar trofe me Real Madridin, Chelsean, Interin dhe Porton gjatë karrierës së tij të bujshme.

    Ai gjithashtu mbetet trajneri i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

    Më herët, Mourinho kishte befasuar tifozët duke e quajtur përfundimin në pozitën e dytë në tabelë me Manchester Unitedin në sezonin 2017/18 si dukshëm arritjen më të madhe si trajner.

    Lajmi Paraprak

    Krijohet makina e parë në RMV – studentët do të garojnë në garë botërore

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët: digjitalizimi është i domosdoshëm edhe për zhvilimin e ekonomisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë