Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

    Nora dhe Akil Gjakova do të hyjnë në histori të Lojërave Olimpike si flamur mbajtësit e vetëm vëlla e motër në një ceremoni hapëse të Lojërave Olimpike.

    Xhudistët nga Peja do të bartin flamurin tonë në ceremoninë hapëse të LO 2024, që mbahet më 26 korrik në lumin Sena.

    Për shkak të barazisë gjinore, prej LO Tokyo 2020, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që një djalë dhe një vajzë të bartin flamurin e shtetit të tyre në ceremoni hapëse.

    Në Tokio 2020, flamurin tonë e bartën Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova. 

    Lajmi Paraprak

    Bakteriet në zorrë mund të shkaktojnë “sulme” të urisë

    Lajmi i rradhës

    Impakti politik dhe diplomatik i atentatit ndaj Trump

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë