Paratë e biletave të ndeshjes RMV – Wells do të dërgohen për familjarët e viktimave në Koçan

    Të martën do të luhet ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin e ardhshëm. Paratë e biletave pritet të dërgohen për familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan.

    “Si shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, dua të paralajmëroj se të ardhurat nga biletat e ndeshjes sonë të ardhshme kundër Uellsit, do të dhurohen për të lënduarit dhe familjarët e ndjerëve. Ky është momenti kur futbolli tregon se është më shumë se lojë – futbolli dhe përfaqësuesja bashkohen dhe ndihmojnë”, deklaroi kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiç.

    Çmimi i biletave është 300 dhe 400 denarë.

    Ndeshja do të luhet të martën në Arenën Nacionale “Todor Proeski”, duke filluar prej orës 20:45. Kjo është ndeshja e dytë në kualifikimet për botërorin, ku Maqedonia e Veriut është në një grup me Uelsin, Belgjikën, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin.

    Lajmi Paraprak

    40 inspektorë në gjithë RMV-në!

    Lajmi i rradhës

    Simptomat e astmës në varësi të motit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë