Pedri thyen rekordin e Messit, Flick me fjalë të mëdha për gjeniun e Barcelonës

    Mesfushori spanjoll Pedri vazhdon të shkëlqejë te Barcelona, duke thyer një rekord të madh të Leo Messit në triumfin ndaj Osasunës.

    Mbrëmë, 23-vjeçari u bë lojtari më i ri që arrin 150 ndeshje në La Liga për katalanasit, duke tejkaluar legjendën argjentinase.

    Sipas raportimeve të GOAL, arritja e Pedrit është një dëshmi e klasit, qëndrueshmërisë dhe profesionalizmit të tij në një klub ku kërkesat ndaj futbollistëve të rinj janë gjithmonë të larta.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me performancën e Pedrit dhe e përshkroi atë si një avantazh të madh për ekipin, pavarësisht se Raphinha shënoi dy gola në këtë ndeshje.

    “Pedri është një lojtar fantastik, i klasit të parë. Çfarë mund të them për të? Ai është absolutisht i pabesueshëm”, deklaroi Flick.

    Pas 17 xhirove të luajtura, Barcelona është në krye të La Ligas me 43 pikë, katër më shumë se Real Madrid.

    Lajmi Paraprak

    Inflacioni në rritje, shporta familjare në Kosovë gjithnjë e më e papërballueshme

    Lajmi i rradhës

    Ulja e temperaturës te fëmijët – Çfarë duhet të dini para se t’i kombinoni ilaçet me dushin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë