Pse Barcelona nuk e transferoi Nico Williamsin

    Nico Williams ishte një nga dëshirat kryesore të Barcelonës për ta përforcuar repartin ofensivë.

    Megjithatë pas shumë përpjekjeve të katalunasve, në fund transferimi nuk ndodhi dhe Nico vendosi të qëndronte te Athletic Bilbao.

    Megjithatë, sipas drejtorit sportiv të Barçës, Deco, ishin katalanasit ata që vendosën të hiqnin dorë nga transferimi i yllit spanjoll.

    “Po ju them përsëri. Ne po flasim për nivelin. Sot kemi Raphinha, Ferran, rikthimin e Ansu (i cili ishte shumë i mirë në parasezon),” tha Deco në bisedën e tij në Barca One.

    “Për më tepër, Lamine dhe lojtarë si Fermin apo Olmo mund të luajnë atje në të majtë”.

    Nico Williams dhe Hansi Flick

    “Për të sjellë një lojtar të ri, ai duhej të ishte i një niveli shumë të lartë. Nënshkrimi i Danit na dha më shumë opsione”.

    “Nuk është se ne nuk folëm me lojtarë [si Nico Williams], por kishim prioritete të tjera që ishin vendimtare për të mos sjellë një tjetër anësor”, tha Deco.

    Lajmi Paraprak

    Janevska: ka tepricë të mësimdhënësve, shkak emigrimi masiv i qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Shqipërisë heq vizat me këto dy shtete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë