PSG nuk do që ta shesë Neymarin

    Paris Saint-Germain thuhet se nuk ka ndërmend të shesë superyllin brazilian, Neymar, gjatë afatit kalimtar të verës.

    Braziliani nuk ka arritur asnjëherë maksimumin e tij në klubin parisien për disa sezone, duke vuajtur nga probleme të mëdha dëmtimesh dhe duke mos e çuar skuadrën drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve.

    Situata e tij, e sidomos eliminimi i fundit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, i cili pasoi me vërshëllimat e tifozëve në ndeshjen ndaj Bordeaux, u përfol se Neymar do të largohet përfundimisht.

    Megjithatë, mediumi i njohur Le10Sport këmbëngul se PSG nuk është në disponim për të shitur Neymarin, me Barcelonën që shpreson ta rikthejë atë në Nou Camp.

    Me PSG-në gati të sigurt se do të humbasë Kylian Mbappe në një transferim të lirë, ata pritet të mbajnë Neymarin dhe Lionel Messi, dhe të ndërtojnë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

    Ndryshe, gjatë ditëve të fundit u raportua se PSG i ka ofruar katalunasve dhe disa klubeve tjera evropiane shërbimet e brazilianit.

    Sipas Foot Mercato, Barça është shumë e etur për të nënshkruar me Neymar dhe ky burim sugjeron se PSG mund të ketë një interes për t’u ndarë me brazilianin, për shkak të pagës së tij të lartë.

    Lajmi Paraprak

    Balla: Procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet

    Lajmi i rradhës

    Zelensky, Scholzit: Rrëzojeni murin që po krijon Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë