Real Madrid, Juventus dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre në ShBA

    Real Madridi, Juventusi dhe Barcelona do të jenë në ShBA në fund të muajit korrik për disa ndeshje miqësore, ku spikasin përballjet mes këtyre tri klubeve.

    Turneu është organizuar nga tre klubet e vetme të mbetura të angazhuara në Superligën Evropiane në bashkëpunim me AEG.

    Ndeshjet do të zhvillohen nga 22 deri më 30 korrik.

    Barcelona kundër Real Madridit, apo El Clasico do të luhet më 23 korrik në Las Vegas.

    Katalanasit do të luajë edhe kundër Inter Miami FC më 19 korrik dhe New York Red Bulls më 30 korrik dhe Juves.

    Ndërsa, ndeshjet e Juves do të zhvillohen kundër Deportivo Guadalajara më 22 korrik në Las Vegas, pastaj Barcelonës në Dallas më 26 korrik, përpara se të luajnë me Real Madridin e Carlo Ancelottit në Los Angeles më 30 korrik.

    Real Madridi përveç përballjeve me Barcelonën dhe Juventusin, do të luajë ndaj Club America me 26 korrik.

    Kampionët evropianë do të nxisin shumë tifozë në SHBA për t’i parë.

    Lajmi Paraprak

    Stipe Mesiq: Kosova e pavarur është realitet dhe duhet të njihet

    Lajmi i rradhës

    ‘Ballkani i Hapur’ | Petrit Vasili: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në anën e drejtë të historisë, turpi i Ramës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë