Ronaldo vendosi një tjetër rekord, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve për Kupën e Botës

    Kombëtarja e Portugalisë barazoi mbrëmë (e martë) me rezultat 2-2 me Hungarinë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, dhe Cristiano Ronaldo bëri histori në këtë ndeshje.

    Hungaria kaloi në epërsi në minutën e 8-të me golin e Attila Szalai, dhe Ronaldo shënoi në minutën e 22-të për ta bërë rezultatin 1-1.

    Në momentet e fundit të pjesës së parë, portugezi e shkundi rrjetën hungareze për herë të dytë dhe vendosi një rekord të ri.

    Ronaldo arriti golin e 143-të me fanellën e Portugalisë, dhe të 40-tin kur bëhet fjalë për kualifikimet e Kupës së Botës.

    Duke vepruar kështu, ai u bë golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke tejkaluar Carlos Ruiz, i cili shënoi 39 herë me Guatemalën. Lionel Messi është i treti në listë me 36 gola në kualifikuese.

    Fatkeqësisht për Portugalinë, në minutën e 90+1 Dominik Szoboszlai shënoi për ta barazuar rezultatin 2-2, dhe Portugalia do të duhet të fitojë të paktën një pikë në dy ndeshjet e mbetura kundër Irlandës dhe Armenisë në nëntor për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës.

    Lajmi Paraprak

    Si të përmirësoni komunikimin me fëmijën tuaj

    Lajmi i rradhës

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    Bashkohu

    Informohu në kohë