Salah zgjidhet lojtari i muajit shkurt në Ligën Premier, barazon rekordin e madh

    Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është bashkuar në kryesimin e lojtarëve që kanë fituar çmimin ‘Lojtari i Muajit’ në Ligën Premier, pasi sot (e premte) e pranoi çmimin si më i miri i muajit shkurt.

    Salah po kurorëzon një super-sezon në Ligën Premier, ku përveçse janë afër të fitojnë titullin me Liverpoolin, ai ka shënuar 27 gola dhe 17 asistime.

    Vetëm gjatë muajit shkurt, egjiptiani ishte i përfshirë në shënimin e dhjetë golave në kampionat, duke fituar kështu çmimin ‘Lojtari i muajit’.

    “Mohamed Salah është i pamëshirshëm. Mbreti i Egjiptit lojtari i muajit shkurt”. Thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ligën Premier.

    Me këtë arritje, ylli egjiptian ka barazuar rekordin prej 7 çmimeve ‘Lojtari i muajit’ në Ligën Premier, rekord që mbahej nga Harry Kane dhe Sergio Aguero.

    “Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë çmime Lojtari i Muajit se Mohamed Salah. Ai barazohet me Harry Kane dhe Sergio Aguero në shtatë”, thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Si mund të mbrohemi nga ekspozimi i të dhënave personale në internet?

    Lajmi i rradhës

    “Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë