Se futbolli ka sfida, këtë e dëshmon Ibrahimovic (Video)

    Zlatan Ibrahimovic u dha tifozëve të Milanit një pamje vizuele të asaj që ka kaluar saktësisht gjatë gjashtë muajve të fundit për të mbajtur gjurin e tij në gjendje të mirë.

    40-vjeçari tani është jashtë fushe për shtatë deri në tetë muaj pas operacionit për të korrigjuar problemin e ligamentit në gjurin e tij të majtë.

    Ai priti derisa sezoni të përfundonte, para se të kalonte nën tehun e thikës, por u tregoi tifozëve se çfarë ka bërë gjatë gjithë sezonit vetëm për të vazhduar të luajë.

    “Zbrazja gjurin një herë në javë për gjashtë muaj”, shkroi ai krahas një videoje të mjekëve që kryenin ndërhyrjen.

    Kjo lehtëson ënjtjen dhe përdoret gjithashtu për të analizuar dëmtimin e kyçeve. 

    Lajmi Paraprak

    Yuri Kim: ShBA dhe Shqipëria po dokumentojnë krimet në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Nga Sadami tek Putini | A i dëgjojnë tiranët këshilltarët e tyre?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë