Sulmuesit e Realit më shumë gola, sesa 13 klube të tjera

    Real Madrid arriti një fitore të madhe në shtëpi ndaj Seviljas, duke triumfuar në fund të ndeshjes me rezultat 2-1. Dy golat për madrilenët u shënuan nga sulmuesit Karim Benzema e Vinisius Xhunior.

    Dyshja sulmuese edhe njëherë tregoi formën e jashtëzakonshme në këtë edicion, ndërsa braziliani ka befasuar edhe trajnerin Karlo Ançelottin në cilësinë e tij të shënimit të golave. Ndërkohë sipas statistikave nga ‘Squaëka’, Karim Benzema (11) dhe Vinisius Xhunior (9) kanë shënuar më shumë gola në La Liga së bashku (20) në këtë sezon se 13 skuadra të tjera.

    Real Madridi me këtë fitore përforcoi pozitën e kreut të tabelës duke shkuar në 33 pikë, së paku katër më shumë sesa përcjellësi i dytë, Atletiko Madridi.

    Lajmi Paraprak

    Në Tetovë prej sot vaksinimi kundër Covid-19 do të zhvillohet në shtëpinë e shëndetit

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Qeveria mundohet të mbrojë fajtorët e aksidentit të autobusit në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë