Thirrja ‘Ilirida’ sjell reagimin e autoriteteve ndaj tifozëve të Shkëndijës

    Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, po ndërmerr veprime pas brohoritjeve të djeshme – “Ilirida”  në ndeshjen Shkendija-Karabak në arenën “Todor Proeski”.

    “Ju informojmë se SPB Shkup, bazuar në materialin e regjistruar dhe të dokumentuar, po merr masa në koordinim me prokurorin publik kompetent”, thonë nga MPB.

    Gjatë transmetimit të ndeshjes, dëgjohen thirrje “Ilirida”. Sipas mediave maqedonase Ilirida është emër i një koncepti politik “të një pjese të shqiptarëve në Maqedoni që nënkupton formimin e një republike të pavarur” në territorin e pjesës perëndimore të vendit.

    Lajmi Paraprak

    S’ka pushime verore për kandidatët e komunave, lokalet mund të sjellin rikonstruim të Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Lëndët në interes të publikut lihen në pritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë