Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

    Objektivi kryesor i Barcelonës për javët dhe muajt e ardhshëm është gjetja e një zgjidhje, e cila do t’i lejonte ata të nënshkruajnë lojtarë këtë verë pa asnjë kufizim financiar.

    Në mënyrë që kjo të ndodhë, duhet të mblidhet një shumë e konsiderueshme parash, kështu që shitjet do të jenë absolutisht thelbësore.

    Sipas mediumit katalanas Sport, një lojtar që Xavi Hernandez dhe Deco kanë rënë dakord të shitet është Robert Lewandowski. 35-vjeçari është një nga lojtarët me pagën më të lartë tek Barcelona, dhe për këtë arsye po synohet shitja e tij.

    Javën e ardhshme, Deco do të zhvillojë bisedime me Pini Zahavin, agjentin e Lewandowskit, pasi synojnë të gjejnë një zgjidhje përpara verës.

    Joan Laporta do të jetë gjithashtu i pranishëm, dhe vlen të përmendet se ai dhe Zahavi raportohet se nuk ndajnë një raport të mirë, sepse klienti i tij Hansi Flick refuzoi mundësinë të bëhet trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

    Xavi beson se Lewandowski nuk do të jetë në gjendje të rikuperojë versionin e tij më të mirë, kështu që do të ishte e arsyeshme shitja e tij për të fituar para, veçanërisht pasi ai po planifikon një ‘revolucion’ në vijën e sulmit.

    Një lojtar i cili së fundmi është përfolur për një transferim të mundshëm tek Barça, është ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams, megjithatë momentalisht nuk ka asgjë konkrete.

    Lajmi Paraprak

    Familja dhe adoleshentët

    Lajmi i rradhës

    Shkencëtarët e pohojnë, pluhuri i gomave të makinës problem serioz për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë