Zidan refuzon “Djajtë e Kuq”, tani sytë kah Roxhers

    Trajneri francez Zinedin Zidan, nuk është i interesuar për të marrë stolin e Man. Junajtedit.  “Djajtë e Kuq” e duan teknikun francez si pasuesi i Ole Gunar Solskjaer, që është pranë shkarkimit pas rezultateve negative në Premierligë. Ish trajneri i Real Madridit që fitoi tre herë radhazi Premierligën ishte i preferuari i Man Unitedit, mirëpo e përditshmja gjermane “Bild” raporton se i njëjti e ka refuzuar mundësinë.

    E tëra për arsye se, Zidan nuk dëshiron të marrë stolin e klubit anglez në mesin e sezonit, por nëse i ofrohet në verë, atëherë do e konsiderojë.

    Ndërkohë, favoriti tani thuhet se është Brendan Roxhers, për të cilin raportohet se ka marrëveshje verbale.

    Lajmi Paraprak

    Fjuri mund vet të zgjedh kundërshtarin

    Lajmi i rradhës

    Tetë fakte mbi Fjodor Dostojevskin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë