Zyrtare: Aston Villa konfirmon edhe transferimin e Lucas Digne

    Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Lucas Digne nga Evertoni.

    Aston Villa e drejtuar nga legjenda angleze, Steven Gerrard, ka filluar me përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, pasi synon të përfundoj sa më lartë në tabelën e Ligës Premier.

    Para disa ditësh, klubi anglez befasoi të gjithë duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes së huazimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona, ndërsa sot (e enjte) kanë konfirmuar një transferim të ri.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin francez të krahut të majtë, Lucas Digne, i cili vjen nga Evertoni dhe bëhet transferimi i dytë i afatit kalimtar të janarit.

    “Aston Villa është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Lucas Digne nga Everton”.

    “Reprezentuesi francez, i cili ka përfaqësuar klube elitare të futbollit evropian si Paris Saint-Germain, Roma dhe Barcelona, ​​bëhet nënshkrimi ynë i dytë i afatit kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Aston VIlla.

    Shifrat e transferimit nuk janë bërë zyrtare, por Aston Villa thuhet se ka paguar 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro për transferimin e francezit.

    Lajmi Paraprak

    I merret licenca përkohësisht edhe agjencisë “Boga Trans”

    Lajmi i rradhës

    “Halili dhe Hajria”, 59 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë