A duhet larë mishi i pulës përpara gatimit

    Hapi më i arsyeshëm përpara gatimit të mishit të pulës duket larja e tij në ujë të ftohtë e të bollshëm.

    Ky hap tingëllon i arsyeshëm kryesisht për shkak të shqetësimeve për pastërtinë dhe higjenën.

    Megjithatë, ekspertët e kuzhinës si dhe Qendra Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mishi i pulës nuk duhet larë kurrë përpara gatimit.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mishi i pulës nuk duhet larë sepse rrit rrezikun e ndotjes në kuzhinë.

    Piklat e ujit që bien në kontakt me mishin e pulës mund të shpërndajnë baktere të rrezikshme siç është Salmonela, jo vetëm në lavaman e banak të kuzhinës, por edhe në mjetet e gatimit.

    Nëset këto të fundit nuk pastrohen mirë, atëherë këto sipërfaqe mund të shpërndajnë bakteret në ushqime të tjera dhe të nxisin helmimin.

    Uji nuk i vret bakteret e mishit të pulës

    Sipas ekspertëve, uji nuk i eliminon bakteret në lëkurën e mishit të pulës.

    Në momentin kur ky i fundit bie në kontakt me mishin, bakteret përhapen në lavaman, duar, rroba dhe kuzhinë.

    Bakteret që shkaktojnë sëmundje mund të përhapen deri në një metër distancë nga lavamani.

    Pjesa më e rrezikshme është se bakteret nuk shihen me sy të lirë.

    Ndaj është e pamundur për një amvisë që të pastrojë hapësirat e kuzhinës siç duhet.

    Në këtë mënyrë, rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet dhe bakteret është më i lartë.

    Mënyra më e mirë e përpunimit të mishit të pulës

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bakteret që ndodhen tek lëkura e mishit të pulës shkatërrohen menjëherë sapo ekspozohen në temperatura të larta.

    Mishi i pulës duhet gatuar në temperaturë më të lartë se 80 gradë në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha bakteret.

    Si të sterilizoni ambientet e gatimit

    Ekspertët sugjerojnë që të përdorni një pëzjerje sodë buke dhe limon.

    Me këtë solucion ju mund të fërkoni të gjitha ambientet e gatimit për një pastrim sa më të mirë.

    Pas prekjes së mishit të gjallë, duhet të lani duart menjëherë që të shmangni përhapjen e baktereve./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Publikohet një video si Izraeli vrau 15 anëtarë të “Gjysmëhënës së Kuqe”, për të cilët pretendonte se ishin të dyshimtë (Video)

    Lajmi i rradhës

    “Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë