A e ruani në mënyrë të shëndetshme ushqimin në frigorifer?!

    Është shumë me rëndësi që temperatura në frigoriferin tuaj të jetë e përshtatshme në mënyrë që ushqimi të ruajë freskinë

    Besojmë që kurrë nuk ju ka shkuar mendja të verifikoni sa vërtet është temperatura në frigoriferin tuaj.

    Frigoriferi është një magji e vogël e ruajtjes moderne të ushqimit. Në temperaturë të përshtatshme ushqimi mund të ruhet disa ditë dhe të pengohet shfaqja dhe zhvillimi i baktereve.

    Kur fillon të ngrihet temperatura e ajrit, bakteret fillojnë të zhvillohen me shpejtësi të madhe.

    Për të ruajtur ushqimin dhe për të penguar helmimin me ushqim, rekomandohet që ta mbani frigoriferin në temperaturë të caktuar dhe ta mirëmbani higjienën.

    Agjencia e ushqimit dhe e barnave propozon që temperatura në frigorifer të jetë rreth 4 gradë Celsius, ndërsa ajo më e mira është 17 gradë nën zero.

    Temperatura ideale e frigoriferit është midis 1,7 dhe 3,3 gradë Celsius.

    Në temperaturën më të lartë se 4 gradë bakteret fillojnë të shumëzohen me shpejtësi të madhe.

    Mund ta kontrolloni temperaturën me ndihmën e termometrit të cilin do ta vendosni brenda, ta lini 20 minuta dhe të verifikoni se çfarë tregon ai.

    Për ta mbajtur frigoriferin të ftohtë, mos fusni në të ushqim të nxehtë.

    Verifikoni patjetër a po i mbyllen mirë dyert dhe që diku të mos hyjë ajri i ngrohtë.

    Shmangni hapjen e shpeshtë të derës dhe frigoriferi le të jetë gjithmonë plot.

    Lajmi Paraprak

    KE do të rekomandojë të martën nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën

    Lajmi i rradhës

    Mbyllen dyert e kopshteve për fëmijët e pavaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë