Cili është ushqimi më i mirë për fëmijët në mëngjes?!

    Nëse pyesni se ç’është më e mira që fëmija juaj të hajë për kafjall, përgjigjja është e qartë

    Racioni më i mirë janë vezët.

    Kështu së paku konstatojnë shkencëtarët.

    Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Pensilvanisë kanë treguar që fëmijët të cilët për kafjall hanë vezë, një kohë të gjatë kanë ndjenjën që janë të ngopur.

    Dhe mu për këtë nuk kanë nevojë që të fusin shumë kalori për kafjall dhe drekë, me ç’rast zvogëlohet rreziku nga shëndoshja.

    Në hulumtim kanë marrë pjesë 48 fëmijë dhjetëvjeçarë, të cilëve për kafjall u janë dhënë të hanë vezë, drithëra apo kaçamak.

    Gjatë orëve të paradites fëmijët kanë treguar se sa janë të uritur apo fare nuk janë të uritur.

    Prindërit kanë mbajtur shënime për ushqimin e tyre, ndërkaq është zbuluar që fëmijët të cilët për kafjall hanë vezë, për drekë konsumojnë rreth 70 kalori më pak, shkruan në publikimin e revistës Eating Behaviours. 

    Lajmi Paraprak

    “ShBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë”

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon të mbetet mister, shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë