Disa hapa për një mendje të gjallëruar

    Pranvera është stina e zgjimit, fillimit të ri dhe gjallërisë.

    Në ditët e para të kësaj stine, njerëzit pastrojnë shtëpinë, dollapet dhe gjithçka tjetër materiale.

    Por pastrimi në thelb është diçka që nuk duhet orientuar vetëm tek sendet materiale që na rrethojnë.

    Ne mund të pastrojmë edhe trurin. Po, trurin.

    Nëse jeni në kërkim të një fillimi të ri atëherë në të mirë të trurit tuaj dhe mirëqenies në përgjithësi, duhet të merrni hapat e mëposhtëm.

    Bëni një gjumë të mirë

    Gjumi është i një rëndësie thelbësore për shëndetin e trurit.

    Ai përmirëson kujtesën dhe vëmendjen.

    Studimet thonë se mungesa e tij mund të shkaktojë dëmtime në tru duke shkatërruar qeliza dhe neurone të rëndësishme.

    Kryeni aktivitet fizik

    Të pasurit një formë të shëndetshme trupore në rini ka ndikim të fotë në aftësitë e të nxënit në moshën e mesme thotë një studim i Harvardit.

    Sipas këtij studimi, njerëzit mbipeshë pësojnë një humbje masive të volumit të trurit në moshën e tretë dhe të mëvonshme.

    Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sepse të bën më të zgjuar, thonë ekspertët.

    Ushqehuni mirë

    Një regjim i shëndetshëm ushqimor është i lidhur fort me shëndetin mendor.

    Problemet me kujtesën ndodhin rëndom si pasojë e mungesës së vitaminave të kompleksit B.

    Vitamina B12 është ndër më të rëndësishmet për shumë prej funksioneve nervore.

    Truri ka nevojë edhe për acidet yndyrore.

    Peshku, arrorët dhe farat janë ndër burimet më të rëndësishme të këtyre acideve.

    Kujdesuni për stresin

    Stresi është shkatërrimtar për trurin por edhe për imunitetin dhe cilësinë e gjumit e cila është kaq e nevojshme.

    Ai është i paevitueshëm por i menaxhueshëm. Identifikoni burimin e stresit dhe përpiquni të gjeni mënyrat më të lehta për ta luftuar atë siç është meditimi por edhe frymëmarrja e thellë.

    Muzika është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr stresin dhe nxitur qetësinë mendore. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    “Tre prioritetet e RMV-së: realizimi i projekteve energjetike, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”

    Lajmi i rradhës

    Si të dalloni se mishi i viçit ka cilësi të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë