Djathë i zakonshëm apo djathë dhie

    Djathi i sapobërë i dhisë ka një shije të ndryshme nga djathi i vjetëruar.  

    Shpesh ndodh që konsumatori nuk arrin të bëjë dallimin mes djathit të bardhë të zakonshëm dhe djathit të bardhë të dhisë, sado e pazakontë të tingëllojë.

    Djathi i bardhë i zakonshëm përmban një sasi më të madhe të qumështit të deles (70%) dhe më pak të qumështit të dhisë (30%).

    Djathi i dhisë, siç mund ta kuptoni edhe nga emri përgatitet vetëm nga qumështi i dhisë.

    Për shumë kohë me rradhë, djathi i bardhë ishte ekskluzivitet i vendeve mesdhetare.

    Ai prodhohej dhe nxirrej për konsum tre muaj pas përgatitjes.

    Për të përmbushur kriteret e përgatitjes, përmbajtja dhe racionet e qumështit të përdorur mbaheshin nën kontroll.

    Së bashku me kohën e nevojshme për vjetërimin e djathit të veçantë.

    Fakte Interesante 

    Në ndryshim nga djathi i bardhë, djathi i dhisë kriposet dhe është gati për konsum direkt pas prodhimit. Disa lloje të djathit të dhisë kërkojnë më shumë kohë për t’u vjetëruar.

    Sa më i gjatë të jetë ky proces, aq më e fortë do të jetë aroma e veçantë e djathit të dhisë. Djathi i dhisë është shumë popullor në Shqipëri dhe gjenden disa varietete të tij.

    Djathi i sapobërë i dhisë ka një shije të ndryshme nga djathi i vjetëruar. Të dy përbëjnë një eksperiencë të bukur për dashamirësit e këtij produkti.

    Ndryshimi nuk qëndron vetëm tek periudha e vjetërimit, por edhe tek ngjyra. Pjesa e jashtme e djathit të vjetëruar ka një ngjyrë pak më të errët, ndërsa ajo e djathit të freksët është e bardhë.

    Kur priten në feta, ngjyra është e bardhë, por aroma dhe shija ndryshon.

    Djathi nga ana tjetër ka një shije të kriposur dominante, ndërsa tek djathi i dhisë i freskët shija është më e butë dhe më e ëmbël.

    Djathi i vjetëruar i dhisë ka një aromë më të fortë dhe një jetëgjatësi më të madhe.

    Për ta përmbledhur:

    Djathi i bardhë i zakonshëm është më i fortë dhe më i kriposur, ndërsa djathi i dhisë jo i vjetëruar, është më i butë dhe më i ëmbël./AgroWeb

    Djathi i bardhë i zakonshëm bëhet pjesërisht nga qumështi i dhisë dhe nga qumështi i deles. Ndërsa djathi i dhisë bëhet 100% nga qumështi i dhisë.

    Djathi i bardhë kërkon një vjetërim më të gjatë, ndërsa djathi i dhisë vjetërohet për një periudhë më të shkurtër.

    Djathi i bardhë i zakonshëm prodhohet gjerësisht në Shqipëri, ndërsa djathi i dhisë është një nga më popullorët, por edhe më i shtrenjtë.

    Lajmi Paraprak

    5 ushqime kyçe për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë