Edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi!

    Sa herë mendojmë për skadimin, nuk mund të mos mendojmë për shportën ushqimore. Por mesa duket ekzistojnë edhe shumë produkte të tjera që kanë nevojë të ripërtërihen herë pas here

    Data e tyre e skadimit mund të mos jetë e shënuar në etiketën përkatëse ose në manualin shoqërues.

    Prandaj lexoni këshillat tona që të bëni disa spastrime në shtëpinë tuaj dhe të largoni objektet toksike që gjenden aty prej vitesh.

    Dërrasa e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj

    Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por ndoshta nuk e mendoni që dërrasa e prerjes është një magazinë bakteresh. Studimet e ndryshme kanë treguar se tek dërrasa e prerjes 200% më shumë baktere sesa në tualet.

    Jastëkët: Çdo dy vite

    Jastëkët janë vendi ku mbështesim kokën dhe faqet. Për këtë arsye duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite.

    Enët e drurit: Çdo pesë vite

    Edhe lugët e drurit kanë datë skadence. Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, çka e bën më të ndjeshëm për të akumuluar mikrobe dhe baktere. Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.

    Enët plastike për ruajtjen e ushqimit: Çdo tre muaj

    Enët plastike që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme. Ndërrojini ato çdo tre muaj.

    Shapkat: Çdo gjashtë muaj

    Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj.

    Furça e dhëmbëve: Çdo 3 muaj

    Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Ekspertët rekomandojnë që furçat manuale apo elektrike duhet të ndërrohen çdo muaj nëse vuani nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, dhe pas tre muajsh për çdo rast tjetër.

    Krehri i flokëve: Çdo katër vite

    Shumë infeksione të lëkurës mund të përhapen nga një person në tjetrin duke ndarë të njëjtën krehër flokësh. Krehri duhet të jetë personal dhe duhet ndërruar çdo katër vjet ose më herët.

    Furçat e tualetit: Çdo gjashtë muaj

    Furçat e tualetit është si një vendstrehimi për bakteret. Ajo duhet të zëvendësohet çdo 6 muaj. Lajini me sapun të lëngshëm që i përshtaten pH-it të lëkurës suaj.

    Lajmi Paraprak

    Pyjet e Kosovës në zhdukje – Çka tregojnë pamjet satelitore?

    Lajmi i rradhës

    Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë