Disa shenja të spektrit të autizmit

    Çrregullimi i spektrit të autizmit përkon me një paaftësi zhvillimore, të shkaktuar nga ndryshimet në tru dhe është më se e zakonshme. Autizmi mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, por janë disa shenja që ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar.

    “Simptomat e autizmit nuk janë gjithmonë të dukshme, sepse shenjat mund të ndryshojnë nga individi në individ”, shprehet Steven Pastyrnak, psikolog dhe pediatër.

    Ndërsa Daniel Ganjian, pediatër në qendrën shëndetësore të Saint John në Santa Monica shprehet se: “Autizmi është një spektër, kështu, ka autizëm të butë, të moderuar dhe të rëndë. Kur kemi të bëjmë me një autizëm të rëndë, shenjat janë më të lehta për t’u dalluar, ndërsa rastet e lehta dhe të moderuara, më të vështira”. /KP/


    Cilat janë disa simptoma të autizmit që shfaqen te foshnjat dhe fëmijët e vegjël:

    Probleme me kontaktin me sy

    Mospërgjigjja në emër

    Probleme me ndjekjen dhe përqendrim te një objekt

    Paaftësi ose mungesë dëshire në përfshirjen në lojëra

    Probleme me komunikimin jo verbal

    Nuk ka shprehje të mimikës dhe të emocioneve si: lumturi, trishtim, acarim dhe habi, sidomos deri në moshën 9 muajshe

    Nuk shprehet përmes gjesteve, të paktën deri në moshën 12 muajshe

    Nuk ka interesa të njëjta me bashkëmoshatarët

    Nuk e kupton nëse të tjerët janë të mërzitur apo të lënduar

    Nuk i vëren fëmijët e tjerë dhe a nuk u bashkohet nëpër lojëra

    Nuk ka një model që do të ndjekë, si për shembull: prind, mësues, superhero

    Nuk ka dëshirë të këndojë, kërcejë, apo aktrojë

    Rreshton sipas dëshirës lodrat e veta dhe acarohet kur rendi ndryshohet

    Përsërit herë pas here të njëjtën fjalë ose shprehje

    Luan me lodrat në të njëjtën mënyrë, gjithmonë

    Përqendrohet në pjesë të vogla të objekteve dhe e harron të gjithë pamjen që sheh përballë

    Acarohet me ndryshime të vogla

    Nuk ka interesa, por fiksime

    Ndjek një rutinë të caktuar, të cilën nuk do ta ndryshojë

    Rrotullon duart ose trupin në një formë sferike

    Ka reagime të pazakonta kur përballet me një aromë, tingull, shije

    Probleme në komunikim

    Probleme në nxënie

    Probleme në lëvizje

    Sjellje hiperaktive

    Episode epilepsie

    Sjellje të pazakonta të ngrënies dhe gjumit

    Ndryshime të pazakonta humori

    Stres, ankth dhe shqetësim jashtë normales

    Nuk ka ndjesi frike në atë nivel si bashkëmoshatarët
    Lajmi Paraprak

    Gjermania pret një rritje të vogël ekonomike në vitin 2023

    Lajmi i rradhës

    Kujdesi i tepërt dëmton fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë