T’i flasim fëmijës si bebe, apo me zë të plotë?

    Klaudia Sinani, logopede

    Tingujt dhe fjalët e para të fëmijës janë melodia më e bukur për prindin.

    Po ashtu dhe zëri juaj, i nënës, babit, vëllait apo motrës së tij, është melodia më e bukur për fëmijën tuaj.

    Gjatë rritjes, fëmija juaj fillon të përdor fjalët e tij të para dhe është e kuptueshme, dëshira juaj e madhe  për t’i folur fëmijës me fjalë ‘bebe’ , të cilat janë mjaft të lezetshme dhe i japin një formë tjetër lezetuese bisedës suaj me fëmijën.

    E drejtë, tundimi është i madh dhe ndonjëherë i pashmangshëm. 

    POR

    Fëmija mëson nëpërmjet jush, duke ju dëgjuar dhe imituar ju.

    Është e rëndësishme që fëmija juaj të dëgjojë formën dhe mënyrën e duhur të artikulimit të fjalës. Në fund të fundit ju po i modeloni se si ai/ajo do të flasë kur të rritet, se si fjala do të tingullojë kur ta thotë sërish (mos korrigjoni, *MODELONI* ).

    Zëvendësojeni të folurën bebe me fjalë të mirë artikuluara dhe me zë melodioz për të tërhequr vëmendjen e fëmijës suaj.

    Është instikt i natyrshëm i yni që kur flasim me fëmijët, zëri ynë të bëhet më i butë, më i ëmbël e melodioz. Mos e ndryshoni këtë zë, modelojini fjalë të artikuluara saktë dhe kështu do ti jepni fëmijës suaj stimujt e nevojshëm gjatë rrugetimit të tij drejt zhvillimit të të folurit dhe komunikimit. /Humanum/

    Lajmi Paraprak

    Hyrja në NATO – perspektivë nordike

    Lajmi i rradhës

    Brenda javës pritet të rritet çmimi i vajit, bukës dhe produkteve të tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë