Fiksimi për të jetuar shëndetshëm mund t’ju ‘sëmurë’

    Fanatikët e ushqimit të shëndetshëm që lejojnë në tryezën e tyre vetëm ushqim ‘të pastër’ dhe lëngje të shtrydhura mund të jenë viktima të një çrregullimi të rrezikshëm ushqimor, i cili mund të çojë në kequshqyerje dhe madje deri në fatalitete.

    Njerëzit e fiksuar me përbërësit e pagatuar ose të papjekur, e me dieta të cilat përjashtojnë ushqimet e përpunuara, mund të shfaqin simptomat e një gjendjeje të supozuar të quajtur ‘orthorexia nervosa’.

    Ndryshe nga anoreksia, ku  personat që vuajnë nga ajo kufizojnë sasinë e ushqimit, individët me simptomat e orthorexia-s (rrjedh nga fjala greke ‘korrekte’), fiksohen me cilësinë dhe rregulla të rrepta të brendshme. Por udhëzimet e ngurta të brendshme – të cilat edhe mund të përjashtojnë grupe të tëra ushqimi – mund të rezultojnë në letargji, humbje peshe dhe nivele të rrezikshme të kequshqyerjes, ndërkohë që individi është nën besimin e gabuar se po udhëheq një mënyrë jetese të shëndetshme.

    Disa ekspertë kanë vënë në dukje se orthorexia mund të lidhet me çrregullimet obsesivo-kompulsive për shkak të theksit të ngjashëm me kontrollin dhe ritualet. Numri i personave me këto simptoma po pëson rritje të vazhdueshme. Sekreti është sërish ekuilibri, mes të jetuarit shëndetshëm, pa shkuar në limite.

    Burimi: Bustle

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do t’ju shpëtonte nga rrëmuja e tmerrshme në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Cili është vendi arkeologjik më i vjetër në botë?

    Lajme tjera

    Depresioni tek gratë

    Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë