Koha e kaluar para ekranit ngadalëson zhvillimin dhe komunikimin e fëmijëve

    Fëmijët që kalojnë orë të tëra para ekraneve mund të mësojnë më ngadalë t’i zgjidhin problemet dhe të komunikojnë, paralajmëron një studim.

    Shkencëtarët thonë se sa më shumë njëvjeçarët të shikonin ekranet, aq më i madh është efekti në zhvillimin e tyre.

    Ata që shikonin televizor, tablet ose celular, për më shumë se katër orë në ditë gjatë vitit të parë të jetës, përjetuan vonesa në zhvillim. Megjithatë, pas vitit të katërt, aftësitë e tyre sociale dhe personale dhe zgjidhja e problemeve përputheshin me bashkëmoshatarët e tyre.

    Ekspertët kanë vërejtur se aftësitë gjuhësore të disa fëmijëve përmirësoheshin nëse ekranet e tyre përdoreshin për qëllime edukative. Një studim me 7.097 fëmijë u krye nga Universiteti Tohoku në Japoni. Prindërit plotësuan pyetësorët duke përcjellë zhvillimin e fëmijës së tyre.

    “Rritja e kohës së qëndrimit para ekranit në moshën njëvjeçare u shoqërua me vonesa zhvillimore në komunikim dhe zgjidhjen e problemeve në moshën dy deri në katër vjeçare”, ka sqaruar autori i studimit, dr. Taku Obara. 

    Lajmi Paraprak

    Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre të shtetit

    Lajmi i rradhës

    Fjetja në punë do të jetë e mundur – Japonezët dizajnojnë një kabinë të veçantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë