Konsumimi i kafes pas darke!

    Konsumi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën.

    Pavarësisht nëse është ekspres apo Turke, kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

    Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin.

    Tradita familjare

    A ka diçka më të mirë se një filxhan kafeje pas një vakti të gatuar dhe të shijuar në shtëpi me të dashurit tuaj?

    Shumë organizojnë ende dreka dhe darka familjare, për të mbajtur familjen të lidhur.

    Dhe konsumi i kësaj pije kaq të dashur vetëm sa lë vend për më shumë biseda dhe çlodhje pas një vakti të madh familjar.

    Kultura

    Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti.

    Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje.

    Holandezët në mbrëmjë preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit.

    Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.

    Përmban pak kalori

    Me kusht që të mos shtohet sheqer, qumësht apo ëmbëlsues tjetër, kafeja përmban saktësisht 0 kalori.

    Për ata që hanë në restorante dhe përpiqen të humbasin peshë, kafeja e zezë është një alternativë e mrekullueshme ndaj ëmbëlsirave të pasura me kalori.

    Kafeja është edhe një burim i pasur antioksidantësh, për të cilët besohet se ndihmojnë në reduktimin e peshës.

    Largon ndjenën e përgjumjes

    Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë.

    Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin.

    Në këtë rast, konsumi i kafesë mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së përgjumjes që vjen pas një vakti të madh.

    Ndimon me tretjen

    Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh. Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    A ndikon stili jetesës te plakja e trurit?!

    Lajmi i rradhës

    Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë