Mos i leni fëmijët pa mbikëqyrje, ata nuk e kuptojnë rrezikun e mbytjes në ujë

    Mos i lini pa mbikëqyrje, ata nuk e kuptojnë rrezikun e mbytjes

    Fatkeqësitë në ujë mund të ndodhin kudo dhe kujtdo. Gjatë verës sigurisht që janë shumë më të shpeshta se zakonisht.

    Sezoni i notit ka filluar, kushtojini vëmendje ndërsa jeni me të vegjlit në pishinë, plazh. Duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm me fëmijët, sepse ata nuk janë notarë të sigurt, por zakonisht janë shumë kureshtarë dhe të pavetëdijshëm për rrezikun. Kjo është arsyeja pse mbytja në ujë ndodh më shpesh.

    Për t’i bërë familjet më të sigurta, Akademia Amerikane e Pediatrisë publikoi të dhënat për mbytjen dhe i bazoi në disa përfundime. Disa fëmijë janë më të rrezikuar ndaj mbytjes në ujë se të tjerët, transmeton Telegrafi.

    ▪ Djemtë janë më të rrezikuar ndaj mbytjes sesa vajzat.

    ▪ Fëmijët nën dy vjeç rrezikojnë më shumë të mbyten në vaskë sesa në pishinë. Ekspertët thonë se është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje fëmijës gjatë larjes.

    ▪ Fëmijët parashkollorë kanë rrezik më të lartë për t’u mbytur në pishina. Ata janë kureshtarë, por nuk janë mjaft të vetëdijshëm për rrezikun.

    ▪ Fëmijët nën moshën pesë vjeç shpesh kanë qasje të pambikëqyrur në ujë, gjë që mund të çojë në fatkeqësi. Është e rëndësishme që të mos lini kurrë një vaskë të plotë ose pishinë pa mbikëqyrje, në mënyrë që fëmija të mos rrezikohet potencialisht.

    ▪ Fëmijët me autizëm kanë një rrezik më të lartë për t’u mbytur dhe, sipas disa hulumtimeve, madje tri herë më të lartë.

    ▪ Një gjë e rëndësishme që prindërit të dinë është se mbytja nuk ndodh me zë të lartë. Një fëmijë që është duke u mbytur nuk do të bërtasë, spërkat apo të bëjë zhurmë. Prandaj, kushtojini vëmendje të veçantë.

    Lajmi Paraprak

    DERA PA DRY

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë