Përdorimet fantastike të sodës në shtëpi

    Soda e Bukës është një nga përbërësit më të jashtëzakonshëm përsa i përket shumë përdorimeve të saj në gjithë shtëpinë.

    Soda ka efekte mrekullibërëse përtej asaj që njohim të gjithë, duke nisur nga heqja e njollave tek bardhësia e rrobave, pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i mobiljeve apo sendeve të ndryshme në shtëpi e deri tek  kujdesi për dhëmbët e higjena personale etj.

    Disa nga metodat efikase të përdorimit të sodës

    • Pastë dhëmbësh në kushtet e shtëpisë

    Përzieni pak sodë buke me vaj arre kokosi, vaj esencial menteje dhe me të mund të përgatisni një pastë dhëmbësh efikase kundër baktereve.

    • Deodorant natyral

    Përzieni sodën e bukës me niseshten e misrit dhe disa pika me vaj esencial livandoje dhe përdoreni pastën nën sqetulla.

    • Eksfoliant

    Soda e bukës largon qelizat e vdekura, shkatërron bakteret dhe e mban lëkurën të butë dhe të ushqyer.

    • Kundër insekteve

    Vendosni sodë buke në vendin ku insektet shfaqen më shpesh dhe shumë shpejt do të keni një ambient të çliruar nga insektet.

    • Kundër aromave

    Soda e bukës largon aromat e këqija në frigorifer dhe përçon shumë freski në të.

    • Kundër njollave

    Soda e bukës rekomandohet për heqjen e njollave dhe shkëlqimin e tenxhereve atëherë kur larësi ju lë në baltë.

    • Kundër mushkonjave

    Përzieni sodën e bukës me ujë dhe me të lyeni zonën ku ju kanë pickuar mushkonjat.

    Më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

    • Pastrimi i tubave

    Përdorni gjysëm filxhani me sodë buke dhe një filxhan me uthull.

    Hidhni në lavaman një tenxhere me ujë të valuar dhe më pas salcën e uthullës dhe sodës së bukës.

    Pas 30 minutash, lëshoni sërish ujë të nxehtë dhe tubat do të jenë të pastër./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Si të kontrolloni tensionin e gjakut

    Lajmi i rradhës

    Dikh He Na Bister – Shiko dhe mos harro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë