Pranvera sjell bukuri dhe alergji

    Alergjitë pranverore janë reagime të sistemit imunitar ndaj substancave të padëmshme në mjedis, që zakonisht ndodhin gjatë stinës së pranverës

    Këto alergji shkaktohen kryesisht nga poleni i pemëve, barërave dhe bimëve që lulëzojnë në këtë periudhë.

    Teshtimat, irritimi i syve,teshtitjet e shpeshta, fyti i acaruar dhe veshët që shpojnë, vështirësitë në frymëmarrje, ndjesia e lodhjes, etj., janë disa nga simptomat më të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje kaq të mundimshme për ata që e vuajnë.

    Kur thithim grimcat e polenit përmes hundës apo gojës, organizmi i disa personave i sheh ato si “të rrezikshme” dhe reagon duke prodhuar histaminë – një substancë që shkakton simptomat e alergjisë.

    Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, ka edhe disa ushqime që falë vlerave të tyre ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.

    Ushqimet që ndihmojnë kundër polenit

    Mjalti

    Mjalti është i përkryer për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre. Ai është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.

    Xhenxhefili

    Xhenxhefili është shumë i pasur me kuercetinë, një përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator dhe si pasojë edhe në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.

    Salmoni

    Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.

    Ananasi

    Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës (përzierje natyrale e enzimave të nxjerra nga trungu dhe fruti i ananasit), ky frut është zgjedhja e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, pasi është plot me vitaminë C.

    Qepa

    Një ushqim fantastik kundër alergjive, që mund të përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj., është qepa, e cila përmban kuercetinë, një element që lufton gjendjen e alergjive.

    Shafrani i Indisë

    Kjo erëz e pasur me përbërësin bimor që ndryshe njihet si kurkuma, është një super zgjedhje për të zvogëluar aspektin inflamator në organizëm dhe rritur forcimin e sistemit imunitar. Shafrani i Indisë mund të përzihet me ujë të ngrohtë, mjaltë, xhenxhefil, limon dhe bëhet pija e duhur për të lehtësuar alergjinë.

    Agrumet

    Agrumet si portokalli, qitroja, rrushi apo limoni janë disa nga burimet më të njohura të vitaminës C. Të gjitha këto agrume janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe si pasojë ndikojnë direkt në kontrollimin e simptomave të alergjive.

    Ha oriz, quinoa dhe misër

    Ndihmo veten mes ushqimit duke shmangur bukën, pastat, çdo gjë që bëhet nga gruri.

    Uthulla e mollës

    Pirja e përditshme e një luge uthull molle ndihmon shumë me alergjitë.

    Si të mbroheni?

    ▪ Qëndroni brenda gjatë ditëve me nivel të lartë të polenit
    ▪ Mbani dritaret të mbyllura gjatë ditës, veçanërisht në mëngjes
    ▪ Përdorni maskë kur dilni nga shtëpia
    ▪ Përdorni syze dielli jashtë për të mbrojtur sytë
    ▪ Ndërroni rrobat dhe lajeni fytyrën pas kthimit nga jashtë
    ▪ Përdorni pastrues ajri në shtëpi
    ▪ Konsultohuni me mjekun për medikamente si antihistaminikë ose sprej nazal

    Lajmi Paraprak

    Në Tetovë investitorët kanë ndërtuar objekte me më shumë kate se sa e kanë pasur të lejuar

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, çfarë përmban marrëveshja e re e koalicionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë