Pse nuk preferohet të pini ujë gjatë ngrënies

    Edhe pse është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar dhe të konsumoni të paktën dy litra ujë në ditë, nuk preferohet të pini ujë gjatë ngrënies.

    Gjegjësisht, nëse merrni lëng së bashku me ushqimin, mund të prishet niveli i përqendrimit acidik dhe biliar në stomak, i cili është i nevojshëm për tretjen e duhur të ushqimit.

    Kjo këshillë vlen veçanërisht për pirjen e ujit të ftohtë, sepse ngadalëson më tej procesin e tretjes së ushqimit dhe do të keni një ndjenjë të rëndimit në stomak.

    Do të ishte mirë të pini ujë 30 minuta para se të hani, ndërsa pas një vakti pritni të paktën një orë për të pirë ujë – transmeton The Star.

    Nutricionistja Anju Sood nga Florida në SHBA thotë se duhen afërsisht dy orë për të tretur atë që hani.

    “Nëse konsumoni ujë në kohën e gabuar, nuk po shqetësoni vetëm përbërësin e lëngshëm duke holluar atë që hani. Ju gjithashtu po e përshpejtoni procesin e tretjes, pasi ushqimi tani hyn në zorrën e trashë shumë më shpejt se sa duhet”, është shprehur ajo. 

    Lajmi Paraprak

    Janjeva – Nga qendër zejtare e tregtare në shtëpi boshe nga migrimi

    Lajmi i rradhës

    Inteligjenca artificiale kërcënon miliona vende pune në Korenë Jugore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë