Edhe pse foshnjet dhe fëmijët e moshës së re nuk janë aq në rrezik nga infektimi me Covid-19, krahasuar me të rriturit më të moshuar, një numër i vogël i foshnjeve do të duhet të kërkojnë shërim.
Shkencëtarët, të punësuarit e shëndetësisë dhe nënat e reja kanë shfaqur interesim të madh për të kuptuar nëse antitrupthat kundër virusit Korona mund të barten nga nëna te fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit, shkruan Nistori.
Prandaj, disa studime janë duke u bërë për qumështin e gjirit të grave që kanë pasur virus. Studime janë duke u bërë edhe për praninë e antitrupthave në qumështin e gjirit pas vaksinimit të një nëne.
Në lidhje me këtë, Forumi Ekonomik Botëror raporton se pas infektimit me koronë, janë gjetur antitruptha në qumështin e gjirit për të pakën gjashtë muaj, ndërkaq numri i tyre është i bollshëm deri në dhjetë muaj. Antitruptha janë gjetur edhe në rastet e infektimit të lehtë dhe në rastet pa simptoma.
Gjithashtu, hulumtimet tregojnë se antitruptha janë gjetur edhe te gratë e vaksinuara të cilat nuk kanë pasur virus dhe të cilat ushqejnë foshnjen me gji.
Është shumë interesante sepse qumështi i gjirit krijon antitruptha edhe pas infektimeve natyrore ose pas vaksinimit. Prania e imunoglobinës A dhe G në qumështin e gjirit neutralizon virusin në laborator. Kjo konfirmon që mund të mbrojnë fëmijën nga infektimi. /Nistori/
Veshjet e përzgjedhura të javës
Zakonisht kërkesat tuaja të modës mund të ndryshojnë së bashku me ndryshimin e sezoneve, pavarësisht nëse jeni duke…