Receta fantastike e pijes me veti të forta shëruese

    Kjo pije merr shijen dhe aromën fantastike nga frutat e ngrira dhe vetitë anti inflamatore nga kaleja e freskët.

    Kaleja është e mbushur me lëndë ushqyese si luteina, folati dhe vitamina K që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse.

    Nga ana tjetër hurmat shtojnë ëmbëlsi natyrale, ndërsa majdanozi edhe pse mund të mos jetë një përbërës tipik i pijeve, në këtë recetë shton më tepër aromë e shije. Por ju mund të mos e përdorni nëse nuk e preferoni, sepse pija është po aq e shijshme edhe pa të.

    Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju dhe provoni ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

    Përbërësit

    • 4 gota kale të prerë imët
    • 2 gota copa mango të ngrira
    • 1 filxhan me frut pasioni të ngrirë, pa farëra dhe të prerë në kubikë
    • 1 gotë kos
    • ½ gotë ujë
    • 3-4 hurma arabie pa fara
    • 1 degëz majdanozi e freskët (opsionale)

    Përgatitja

    Shtoni lakrën jeshile, mangon, frutin e pasionit, kosin, ujin, hurmat dhe majdanozin (nëse e përdorni) në një mikser. Përpunojeni masën me shpejtësi mesatare derisa përbërësit të kombinohen mirë derisa masa të bëhet kremoze dhe më pas konsumojeni. /AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    ÇDO OJQ NË RMV KA NJË HISTORI TË NDRYSHME | Interesim i ulët për vullnetarizëm!

    Lajmi i rradhës

    Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e ShBA-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë