Bëjeni vogëlushin tuaj të hajë peshk duke i përgatitur këto muffins me salmon dhe patate të ëmla që janë një burim i shkëlqyer i Omega-3.
Janë të lehta për t’u përgatitur dhe ideale për fëmijën, nëse keni vendosur ta mbani në gji deri në 2 vjeç.
Përbërësit:
- Vaj, për yndyrë;
- 1 salmon i tymosur lehtë, I prerë në fileto;
- 1 patate e vogël e ëmbël, e qëruar dhe e prerë në kube 1cm (rreth 125g);
- 4 vezë;
- disa qepujka të prera.
Ndizni furrën në 200 gradë dhe merrni një tepsi ku të vendosni gjashtë forma për muffins. Në anën tjetër merrni salmonin në një tavë dhe vendoseni të gatuget në furrë për 10 minuta. Lëreni të ftohet sa duhet, pastaj hiqini halat dhe lëkurën.
Ndërkohë, vendoseni pataten e ëmbël në një avullore mbi ujë të valë dhe lëreni për 8-10 minuta ose derisa të zbutet. Hiqeni dhe lëreni të thahet.
Rrihni vezët me pak piper të zi dhe qepujkat. Përziejini me salmonin dhe me patatet dhe vendoseni masën e përzier në tepsinë me format e muffins. Piqeni për 10-12 minuta derisa të piqen vezët. Fikeni dhe lëreni për një minutë ose dy dhe pastaj përdorni një thikë për të hequr me kujdes muffins.