Si të përgatisni brinjë qengji për 20 minuta

    Nëse keni përdorur vetëm bërxollat e viçit ju këshillojm që të provoni patjetër këtë recetë.

    Bërxollat e qengjit kanë një shije krejtësisht të veçantë dhe lehtësisht të dallueshme.

    Ato krijojnë një pjatë perfekte për një drekë të shijshme apo për një darkë të plotë për të afërmit apo miqtë.

    Të marinuar me trumzë të freskët dhe të shoqëruar me një salcë limoni e pak verë të bardhë, ato janë perfekte.

    Përbërësit

    8 bërxolla qengji
    1 lugë gjelle me trumzë të freskët të grirë
    Kripë
    Piper i zi
    4 lugë gjelle gjalpë
    1 qepë e vogël e grirë hollë
    1 thelbi hudhër e shtypur
    Gjysmë gote me verë të bardhë të thatë ose lëng mishi
    1 lugë gjelle me lëng limoni
    1 lugë çaji me lëkurë limoni

    Përgatitja

    Filloni me marinimin e mishit duke i masazhuar bërxollat me trumzë, kripë dhe pak piper.

    Lërini të pushojnë në temperaturë ambienti për 5 minuta.

    Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr mesatar.

    Aty shtoni dy lugë gjelle me gjalpë dhe sapo ai të ketë shkrirë vendosni bërxollat e qengjit.

    Sigurohuni që t’i skuqni nga të dyja anët derisa të jenë gati.

    Mjaftojnë 4-6 minuta për secilën anë të bërxollës.

    Pasi t’i keni skuqur hiqini nga zjarri dhe lërini në një pjatë dhe mbulojini me një kapak.

    Kështu ato do të qëndrojnë të buta dhe plot lëng.

    Vazhdoni me përgatitjen e salcës me limon duke shtuar edhe gjalpin e mbetur në tigan.

    Skuqni qepën dhe hudhrën derisa volumi i saj të ketë rënë.

    Hidhni verën dhe lëngun e limonit dhe lëreni në zjarr të ngadaltë derisa të mpikset pak.

    Në fund shtoni edhe lëkurën e limonit dhe skuqeni edhe për një tjetër minutë.

    Jepini shije me kripë dhe piper të zi dhe më pas hidheni mbi bërxollat e shijshme.

    Lajmi Paraprak

    Dietologët këshillojnë të konsumoni më shumë sardele

    Lajmi i rradhës

    3 mënyra për të kursyer para kur bëni pazar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë