Shenjat paralajmëruese që trupi juaj dërgon kur neglizhoni shëndetin mendor

    11 mënyra se si trupi ju thotë: “Boll neglizhove shëndetin tënd mendor!”

    Në rrëmujën e përditshmërisë dhe përgjegjësive, shpesh neglizhojmë sinjalet që trupi na dërgon për shëndetin mendor

    Vendosja e kufijve të qëllimshëm është mënyra më e mirë për të mbrojtur mirëqenien emocionale dhe mendore.

    Disa nga shenjat paralajmëruese që trupi jep kur nuk po i kushtoni rëndësinë e duhur mirëqenies tuaj mendore:

    Ankthi porsa zgjohesh në mëngjes

    Zgjimi me mendime të turbullta dhe ndjenja ankthi është tregues i stresit të mbledhur. Ky reagim shpesh lidhet me nivele të larta të kortizolit dhe mungesën e pushimit cilësor.

    Ndryshimet e oreksit

    Humbja e oreksit ose mbingrënia mund të jenë reagime ndaj stresit të përditshëm. Këto ndryshime ndikojnë në cilësinë e jetës dhe duhen marrë seriozisht.

    Vetëkritika e tepruar

    Zëri negativ i brendshëm forcohet kur rutina jonë e shëndetshme shpërbëhet. Ai ndikon në sjelljet tona dhe shkakton simptoma fizike si lodhje dhe pagjumësi, shkruan Your Tango.

    Mungesa e energjisë

    Stresi dhe ankthi ndikojnë te hormonet, duke na lënë pa energji. Trupi lodhet duke u përballur me mendime të vazhdueshme shqetësuese.

    Përqendrimi i dobët

    Kur nuk i kushtojmë kohë pushimit dhe rigjenerimit, truri lodhet. Kjo e bën të vështirë përqendrimin dhe ul besimin te vetja.

    Dhimbjet kronike të kokës

    Dhimbjet e trupit janë shfaqje fizike të ankthit të papërpunuar. Përmirësimi fillon me pranimin e lidhjes mendje-trup.

    Pagjumësia

    Stresi ndikon te cilësia e gjumit, duke e bërë të vështirë përqendrimin dhe pushimin. Mungesa e gjumit e përkeqëson më tej ankthin dhe lodhjen.

    Nervozizmi

    Lëvizjet e vazhdueshme dhe ndjenja e parehatisë janë sinjale që trupi është në tension. Kjo gjendje shpesh lidhet me ankthin e papërpunuar.

    Dhimbjet e stomakut

    Stresi ndikon drejtpërdrejt në sistemin tretës, duke shkaktuar shqetësime fizike. Një ushqyerje e kujdesshme dhe vetëdija ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

    Mjegullimi i kujtesës

    Kur jemi të tejlodhur dhe të stresuar, truri ka vështirësi në përpunimin e informacionit. Kjo ndikon në motivimin, fokusin dhe përditshmërinë tonë, citon Anabel.

    Tensioni i vazhdueshëm i muskujve

    Tendenca për të shtrënguar trupin është reagim ndaj emocioneve të pakontrolluara. Relaksimi i qëllimshëm i trupit ndihmon në përmirësimin e gjendjes fizike dhe emocionale.

    Lajmi Paraprak

    Norvegjia planifikon taksë turistike 3% pas rritjes së ndjeshme të vizitorëve

    Lajmi i rradhës

    Ish-ministrat e ekonomisë nga viti 2012 thirren në bisedë informative për tragjedinë në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë