Si ta hiqni klorin nga uji

    Uji që rrjedh nga rubineti është i mbushur me klor dhe kloreminë, gaz toksik që njihet si dezinfektues

    Uji që e pimë nuk duhet të përmbajë më shumë se 4 mg klor në 1 litër ujë, por, fatkeqësisht, kjo shkon përtej limit.

    Është e dëshirueshme të ekzaminohet uji që e pimë dhe këtë mund ta bëni lehtë me një testues që teston kualitetin e ujit dhe sasinë e klorit.

    Sidoqoftë, është e dëshirueshme të filtrohet uji që e pimë, pasi që klori, në periudhë afatgjatë, është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut.

    Konsumimi i ujit të klorinuar e rrit rrezikun e kancerit në fshikëz, rritë nivelet e kolesterolit, si dhe shkakton astmën dhe alergjinë. Gjithashtu, ky ujë është i dëmshëm për lëkurën dhe sytë.

    Si ta hiqni klorin?

    Mënyra më e thjesht për ta bërë këtë është të hidhni disa pika lëng limoni në gotën me ujë, pasi që vitamina C e pastron ujin.

    Ky pastrim i ujit mund të bëhet edhe me tableta të vitaminës C. Zakonisht proporcioni i kërkuar është 1 mg vitaminë për 1 litër ujë, por mund të shtoni më shumë, varësisht nga sasia e klorit që gjendet në ujë.

    Klori mund të hiqet edhe përmes vlimit të ujit.

    Lajmi Paraprak

    Serbët “jobesnikë” nga Kosova që “shkelin” rendin kushtetues të Serbisë

    Lajmi i rradhës

    A kemi frikë më shumë se ç’duhet nga kimikatet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë