Si të pastroni ujin nga klori me metoda natyrale

    Foto ilusturese

    Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë.

    Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.

    Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje.

    Por nga ana tjetër, AgroWeb.org sjell në vëmendje se klori është një substancë kimike tepër e dëmshme, dhe sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet  janë të dëmshme.

    Ai përdoret për të eliminuar patogjenët e rrezikshëm, duke u munduar që uji të jetë më i sigurt për t’u përdorur.

    Këtu qëndron dhe problemi.

    Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.

    Efektet e dëmshme të ujit me klor në organizëm

    Disa të dhëna, raportojnë se klori lidhet me:

    Rritjen problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë

    Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes

    Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës

    Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri

    Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.

    Një zgjidhje të lehtë për të neutralizuar përmbajtjen e klorit në ujin e çezmës

    Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta apo pika limoni.

    Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit.

    Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë.

    Por një tjetër shqetësim janë ushqimet.

    Të dhëna të ndryshme të cilave u referohet AgroWeb.org regojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë.

    Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë.

    AgroWeb.org ju këshillon që nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma.

    Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta.

    Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Korridori 8 & 10D | Zekolli: Projekt në këtë Maqedoni të qindra premtimeve të parealizuara nga Ahmeti, Grubi dhe Osmani

    Lajmi i rradhës

    Për prostatën, stresin, zemrën – Kura popullore e vajit të farave të kungullit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë