Si të ruani majdanozin dhe selinon për një kohë të gjatë

    Barishtet janë të mbushura me vlera dhe shije, por vyshken shpejt dhe nuk mund t’i shijoni të freskëta. Në artikullin e sotëm ne do t’ju tregojmë se si të evitoni tharjen dhe vyshkjen e selinosë dhe majdanozit.

    Çfarë duhet të dini?

    Majdanozi është një bimë me origjinë nga Mesdheu që është përdorur ndër vite për të trajtuar shqetësime të ndryshme shëndetsore si presioni i lartë i gjakut, alergjitë dhe sëmundjet inflamatore.

    Sot, përdoret gjerësisht si një barishte e freskët e kuzhinës ose erëz e thatë falë aromës dhe shijes që kombinohet mirë me shumë receta.

    Etiketuar shpesh si një nga bimët më të fuqishme që luftojnë sëmundjet, majdanozi ofron vlera të mëdha ushqyese dhe ofron shumë përfitime të mundshme shëndetësore.

    Majdanozi është një barishte me pak kalori dhe shumë me lëndë ushqyese. Është veçanërisht i pasur me vitamina K, A dhe C.

    Përmban shumë antioksidantë të fuqishëm, të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të caktuara.

    Vlera të ngjashme ka edhe selinoja pasi përmban vitaminë C, A dhe K, plus shumë minerale të dobishme si magnezi, hekuri dhe natriumi, që janë të nevojshme për funksionet thelbësore të trupit.

    Është gjithashtu një burim i mrekullueshëm fitonutrientësh, të cilët kanë treguar se reduktojnë rastet e inflamacionit në traktin tretës, qelizat, enët e gjakut dhe organe.

    Shpesh mendojmë se vendosja e bimëve aromatike si majdanozi në frigorifer është e mjaftueshme për t’i mbajtur ato të freskëta për një kohë të gjatë.

    Por në të vërtetë nuk është kështu, më poshtë AgroWeb.org ju njeh me rastin konkret se si të ruani majdanozin dhe të njëjtën metodë ta aplikoni edhe për selinon.

    Kështu këto produkte jo vetëm që do të jetojnë për më gjatë por do të ruajnë më së miri edhe vlerat e tyre ushqyese.

    Metoda e ruajtjes

    Fillimisht duhet ta lani mirë dhe ta thani majdanozin me një leckë të pastër.

    Më pas, në një enë hermetike shtroni disa lerta kushine dhe vendosni aty majdanozin. Mbylleni enën dhe ruajeni në frigorifer. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    SULMI NË M-NAV / 30 ditë paraburgim për katër sulmuesit

    Lajmi i rradhës

    Periudha kur gripi bëhet agresiv – Çfarë duhet të bëni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë