Si t’i duan fëmijët perimet?

    Ekspertët këshillojnë se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës që t’i dojnë perimet.

    Lëreni ushqimin para tij, por assesi mos insistoni që ta hajë. Kur shkoni në treg merreni me vete fëmijën, inkuadroni në përgatitjen e ushqimit apo në ujitjen e perimeve.

    Shumica e fëmijëve vetëm do të ngrysin fytyrën kur t’i shohin perimet dhe do t’i largojnë nga tavolina.

    Ky është reagim klasik i fëmijëve, mirëpo është e njohur se sa perimet janë të shëndetshme për rritje dhe zhvillim, prandaj ngrënia e perimeve të gjelbra patjetër duhet të praktikohet.

    Ekspertët këshillojnë se si prindi t’i ndihmojë fëmijës që t’i dojë perimet. Kur ia vini racionin fëmijës para në tavolinë, assesi mos insistoni që ta hajë. Kështu që në start do ta refuzojë.

    Vetëm lënia para dhe sqarojani mirë që perimet janë të shëndetshme, që nga to do të bëhet i fuqishëm si personazhi i filmit të cilin e adhuron.

    Angazhohuni rreth gjellëve dhe zbukurojeni me majdanoz, karota apo me ndonjë porosi simpatike të shkruar në perime.

    Pra, kini durim dhe mos hiqni dorë derisa fëmija të fillojë të hajë sasi të mjaftueshme të artikujve të shëndetshëm.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania shqyrton kthimin te energjia bërthamore

    Lajmi i rradhës

    Në tremujorin e parë nga pagesat rrugore në RMV janë mbledhur 9.4 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë