Si t’i lani xhinset pa i dëmtuar

    Xhinset janë një nga pjesët më të dashura të veshjeve tona – praktike, të qëndrueshme dhe gjithmonë në modë. Por pikërisht për këtë arsye, mënyra si i lajmë ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetëgjatësinë dhe pamjen perfekte

    Disa zgjedhin rrobalarësen, të tjerë i lajnë me dorë, ndërsa ka edhe nga ata që preferojnë pastrimin kimik. Por a është ndonjëra nga këto mënyra me të vërtetë e duhura?

    Kur gjejmë një palë xhinse që na rrinë si të qepura për ne, duam t’i mbajmë sa më gjatë – pa u zbehur, pa u shtrirë apo dëmtuar.

    Robert Schaefer, themelues i “Schaeffer’s Garment Hotel”, një prej prodhuesve më të njohur të xhinseve në SHBA, ndan disa truqe dhe këshilla profesionale që mund të bëjnë diferencën mes xhinseve që zgjasin muaj… dhe atyre që zgjasin vite.

    1. Para larjes, xhinset ktheni mbrapsht dhe zgjidhni programin më të butë në rrobalarësen tuaj

    Lani në ujë të nxehtë me sodë të butë për rroba, sipas mundësisë të lëngshme! Schaefer këshillon që ndaj xhinseve të sillemi si ndaj bebes – sapun i butë dhe ujë i nxehtë!

    2. Rrini në afërsi të rrobalarëses në mënyrë që të ndërprisni centrifugën!

    Centrifuga le të punojë vetëm një minutë, pastaj ndaleni programin dhe nxirrni xhinset. Centrifuga shpëlan ngjyrën dhe mund të ndodhë deformimi dhe shtrembërimi i tegelave.

    3. Varni dhe lini të thahen, por jo në tërësi!

    Xhinset duhet të jenë 90% të thara. Në atë moment ato do të tkurren dhe do të kthehen në formën e mëparshme. Është shumë me rëndësi që xhinset të mos i lani shpesh dhe assesi të mos i thani në makinë të tharjes së rrobave!

    Lajmi Paraprak

    Bullizmi, ekspertët bëjnë apel: të rritet numri i psikologëve për të menaxhuar rastet

    Lajmi i rradhës

    Sulmet izraelite ndaj shkollës strehimore në Gazë vranë të paktën 52 njerëz, thonë mjekët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë