Stresi i fëmijëve në shkollë – Shenjat që çdo prind duhet t’i dallojë

    A keni vënë re që fëmija juaj është më i tërhequr ose nervoz pas shkollës?

    Ndonjëherë, fëmijët nuk e tregojnë hapur stresin e tyre, por ka shenja që prindërit duhet të dinë t’i dallojnë.

    Stresi i shkollës mund të ndikojë jo vetëm në performancën e tyre akademike, por edhe në shëndetin emocional dhe fizik.

    Shenjat e heshtura të stresit që fëmijët i fshehin:

    ▪ Mungesa e dëshirës për të folur për ditën në shkollë
    ▪ Ndryshime të papritura në sjellje si irritim ose lodhje e vazhdueshme
    ▪ Ankesa për dhimbje të kokës ose të barkut, që shpesh lidhen me ankthin
    ▪ Ndryshimet fizike që mund të jenë shenjë e stresit
    ▪ Pagjumësia ose vështirësia për të fjetur
    ▪ Humbje ose shtim i papritur në peshë
    ▪ Lodhje e vazhdueshme, edhe pas periudhave të pushimit
    ▪ Ulje e performancës akademike
    ▪ Ndryshim i sjelljes në klasë
    ▪ Rënia e papritur e rezultateve të notave ose mospërqendrimi në mësime
    ▪ Frika e tepruar nga provimet dhe detyrat
    ▪ Tërheqja nga aktivitetet sociale dhe mospjesëmarrja në aktivitete jashtëshkollore

    Pse fëmijët e fshehin stresin nga prindërit?

    Ka disa arsye pse fëmijët mund ta fshehin stresin nga prindërit dhe ato lidhen me:

    ▪ Frika nga dënimi ose presioni për të qenë të suksesshëm
    ▪ Moskuptimi i vetë emocioneve të tyre ose paaftësia për t’i shprehur
    ▪ Pasiguria që i bën të mendojnë se duhet t’i zgjidhin vetë problemet

    Si ta ndihmoni fëmijën të flasë për stresin?

    Komunikimi i hapur, por pa presion: Krijoni një atmosferë ku fëmija juaj ndihet i sigurt të flasë.

    Pyesni me takt: Në vend që të bëni pyetje direkte, pyetni se si ndihet në lidhje me aktivitete të caktuara në shkollë.

    Vëzhgoni rutinën e tyre: Ndryshimet në zakonet e përditshme janë tregues të rëndësishëm, citon Anabel.

    Duke u përqendruar te komunikimi i hapur dhe vëzhgimi i vazhdueshëm i rutinës, prindërit mund të identifikojnë herët shenjat e stresit dhe t’i ofrojnë fëmijës mbështetjen e nevojshme.

    Lajmi Paraprak

    A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në ShBA?

    Lajmi i rradhës

    Janevska: ka tepricë të mësimdhënësve, shkak emigrimi masiv i qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë