Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit – Cili është më i mirë për shëndetin

    Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

    Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.

    Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve.

    Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

    Përfitimet shëndetësore të ujit në temperaturë ambienti

    Përmirëson tretjen

    Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes.

    Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.

    Detoksifikon trupin

    Nndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.

    Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.

    Për frymëmarrjen

    Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.

    Kundër Dhimbjeve

    Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja.

    Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.

    Përfitimet shëndetësore të ujit të ftohtë

    Pas aktivitetit fizik

    Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.


    Lufton drobitjen nga vapa

    Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.

    Për humbje në peshë 

    Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj.

    Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.


    Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit

    Studimet e fundit të cilave u referohet AgroWeb.org nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve.

    Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi.

    Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin.

    Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.

    Disa këshilla nga AgroWeb.org

    Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes.

    Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Dyshime mbi aftësinë e Hungarisë për Presidencën e BE

    Lajmi i rradhës

    Ngrënia e ushqimit në këmbë apo duke ecur, është e dëmshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë