Ushqimet e vjeshtës që duhet të hani për gjallërinë e lëkurës

    Pas temperaturave të larta të verës dhe ekspozimit të madh në diell, lëkura ka nevojë të rimëkëmbet.

    Dëmet e shkaktuara nga dielli dhe larja e tepërt por edhe dehidratimi janë plotësisht të rikuperueshme falë ndryshimit në stilin e jetesës duke iu përshtatur stinës por edhe larmisë në ushqyerje.

    Regjimi ushqimor është hapi më i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni listën e gjashtë produkteve të vjeshtës që janë të domosdoshme për një lëkurë të ushqyer dhe të mbrojtur nga radikalet e lira.

    Patatja e ëmbël

    Patatja e ëmbël është një zhardhok shumë i rëndësishëm për shëndetin.

    Ajo është e pasur me vitaminat A dhe C të cilat jo vetëm pengojnë puçrrat dhe aknet por edhe ushqejnë fytyrën dhe e mbrojnë atë

    Panxhari

    Panxhari është një burim shumë i pasur i anthocianinës, një antioksidant i fuqishëm që eliminon inflamacionin në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes.

    Konsumi i rregullt i panxharit ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.

    Mollët

    Mollët janë shumë të pasura me fibër dhe vitaminë C.

    Kjo e fundit ndihmon në tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës.

    Ajo mbron qelizat e lëkurës dhe përmirëson paraqitjen e jashtme duke penguar shfaqjen e rrudhave.

    Barishtet e egra

    Barishtet e egra janë shumë të pasura me vitaminën E.

    Kjo ruan nivelin e lagështisë në lëkurë dhe mbron vajrat esencialë të saj të cilat pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

    Farat e kungullit

    Farat e kungullit janë shumë të pasura me zink.

    Ky mineral është thelbësor për formimin e qelizave të reja por edhe për prodhimin e kolagjenit kaq të nevojshëm për lëkurën.

    Kungulli i Verdhë

    Kungulli dhe kungulleshkat janë të pasura me beta karoten.

    Kjo e fundit ndihmon në normalizimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë por edhe pengon aknet dhe inflamacionin. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Disa hapa praktikë për luftimin e trendëve të rrezikshëm nga TikTok-u

    Lajmi i rradhës

    Aktivistët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë masa urgjente ndaj rreziqeve klimatike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë