Ambasada e Gjermanisë në Shkup hap terminet për përpunimin e vizave

    Nga kjo ambasadë thonë se, deri më 31.12.2023 shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani.

    “Nga 1 janari i vitit 2021 është në fuqi Rregullativa e re për Ballkanin Perëndimor. Deri më 31.12.2023, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kanë qasje të privilegjuar në tregun e punës së Gjermanisë. Pasi që më 20.06.2021 është shfuqizuar kufizimi për udhëtim për shkak të KOVID-19 për personat me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, tani përpunimi i kërkesave të vizës së tillë sërish është e mundshme”.

    “Në të ardhmen, terminët për dorëzimin e vizave të tilla do të ndahen çdo muaj veçmas. Për atë arsye, nuk do të ketë pritje të gjata. Çdo muaj, duke filluar nga korriku, lista e pritjeve për terminë do të jetë e qasshme për muajin e ardhshëm. Kohëzgjatja mund të jetë e ndryshme nga muaji në muaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

    Lajmi Paraprak

    Pse ndihma në para, nuk është gjithmonë mjeti më i mirë për të ndihmuar të varfrit

    Lajmi i rradhës

    Si të kujdesemi për dhëmbët gjatë shtatzanisë

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë